TIRANË- Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama siguronte mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit, sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me institutin Piepoli. 50.5% e të pyeturve thonë se do ta votojnë PS, duke ruajtur të njëjtat rezultate me sondazhet e 13 dhe 27 marsit. Më pak vota rezulton të marrë Sali Berisha me të dhënat e sondazhit të muajit prill i cili ka zbritur me 2% këtë muaj në 37%. Një rënie edhe më e thellë krahasuar me rezultatin e 2021-shit kur mori 39.4% të votave.
Ndërsa i treti renditet koalicioni i Lapajt me 8.5% të votave, një rënie e lehtë krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Rritje ka shënuar “Mundësia” e Shehajt duke shkuar nga 4.5 në 6% . Edhe PSD e Doshit po ashtu rritet në 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar në një mbështetje me 1% nga 0.5% në mars.
Kryeministri Edi Rama mbetet kandidati më i besuar si kryeministër për shqiptarët. 46% kanë besim te Rama, një rritje me 3% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Ndërkohë, 35% e shqiptarëve kanë besim tek Berisha, një rënie me 1%.
Në vigjilie të fushatës elektorale, kur partitë pjesëmarrëse në zgjedhje e kanë prezantuar tashmë programin e tyre, Report Tv sjell të dhënat se sa i bind ata oferta politike dhe ekonomike e çdo subjekti zgjedhor. 49% e qytetarëve të anketuar janë bindur nga programi zgjedhor i Partisë Socialiste, ndërsa në vend të dytë renditet Koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me në krye Sali Berishën që ka marrë vetëm 34% të mbështetjes dhe vetëm 17% e të anketuarëve janë shprehur se nuk i ka bindur programi forcave të tjera politike.
Por jo vetëm programin, qytetarët shprehen në shumicë se njohin më mirë edhe kandidatët e PS me 47%. Më pak të njohur janë garuesit e Berishës me 34%. Dhe vetëm nga 6% e të anketuarve thonë se njohin kandidatët e Lapajt e Shehajt.
Edhe në sondazhin e prillit, Berisha vijon në rënie të besueshmërisë tek votuesit. 62% e të anketuarve përgjigjen se opozita e tij është “aspak e besueshme”. 58% e të anketuarve thonë se nuk kanë besim tek partitë e reja opozitare, megjithatë mbështetja e ndaj tyre është rritur me 2% krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar dhe besueshmëria për ta ka shkuar 23 nga 21%.
Të dhënat e sondazhit të Piepolit në Report Tv tregojnë rritje edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në 53%, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit vetëm 48.2% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje.
Të dhënat e sondazhit
Sondazhi është realizuar nga Instituti Piepoli për Report TV në periudhën 3-8 prill 2025, duke përdorur metodologjinë C.A.T.I. Kampioni përbëhet nga 1000 qytetarë mbi moshën 18 vjeç, përfaqësues të popullsisë shqiptare dhe të segmentuar proporcionalisht sipas gjinisë, moshës dhe qarqeve.
Gjini:
Meshkuj: 49%
Femra: 51%
Grupmoshë:
Deri në 34 vjeç: 30%
35-54 vjeç: 32%
Mbi 54 vjeç: 38%
Sondazhi ka një marzh gabimi prej +/- 3.1%.
Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli sollën sondazhin e radhës. Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5%. PS ruan të njëjtat vlera me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme, më 13 dhe 27 mars. PS ruan thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Por, ndërsa PS siguron mandatin e katërt, nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e bashkuar mori 39.4%.
Ndërkohë, sa i takon partive të reja, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt merr 6.5%-8.5%, një rënie krahasuar me rezultatet e sondazhit të 27 marsit kur ishte në vlerat 7%-9%. Ndërkohë, kemi një rritje për Partinë Mundësia të Agron Shehajt, duke kaluar nga 2.5%-4.5% në rezultatin e 27 marsit, në 4%-6% në prill.
Partitë e tjera si PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës apo koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ i Dashamir Shehit mbeten nën 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar nga një mbështetje prej 0%-0.5% në mars, në 0.5%-1% në prill. Edhe PSD e Tom Doshit po ashtu rritet nga 0.5%-2.5%, duke u kthyer në vlerat e mëparshme në nivelin 1%-3%. Ndërkohë, parti të tjera do të merrnin 0%-0,5% të votave.
Kryeministri Edi Rama mbetet kandidati më i besuar për shqiptarët si kryeministër. Të dhënat e sondazhit të Report Tv me institutin Piepoli tregojnë se 46% e shqiptarëve kanë besim tek Rama, një rritje me 3% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Ndërkohë, 35% e shqiptarëve kanë besim tek Berisha, një rënie me 1%.
Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët janë pyetur se cilës partie i njohin më mirë kandidatët e listës së hapur. Rezultatet tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste (Edi Rama) janë më të njohurit për publikun me 47%, të ndjekur nga ata të koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha me 34%. I treti në radhë renditet Koalicioni 'Nisma Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt me 6% dhe po të njëjtën shifër mban edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt.
Ndërkohë rezultatet e tjera në vijim: Partia Social Demokrate (Tom Doshi) – 2%, Partia 'Lëvizja Bashkë' (Arlind Qori) – 1%, Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) – 1%, Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' (Dashamir Shehi) – 1%, të tjerë – 1% dhe asnjë – 1%.
Qytetarët shqiptarë japin ‘notën’ për tonet e përdorura deri më tani për fushatën zgjedhore nga forcat e ndryshme politike. 33% e qytetarëve thonë se tonet e fushatës kanë qenë normale, 29% thonë agresive, 22% civile dhe 1% përgjigjen “nuk e di”.
Çfarë presin shqiptarët nga qeveria që do të dalë pas zgjedhje të 11 majit. Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët shqiptarë rendisin në krye të listës çështjet ekonomike dhe sociale. 89% e të anketuarve presin uljen e çmimeve, 85% kërkojnë rritjen e pagave, ndërsa 69% theksojnë nevojën për uljen e taksave.
Interesante janë shifrat për korrupsionin me 27% të shqiptarëve që nga qeveria e re presin luftën kundër korrupsionit dhe 14% luftën ndaj krimit të organizuar. Shifra të ulëta krahasuar me numrin e lartë të shqiptarëve që janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve.
Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël e qytetarëve kërkon më shumë respekt në përballjen politike (5%) apo profesionalizëm në dhënien e informacionit (4%).
Në një tjetër pyetje të sondazhit të realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarëve iu kërkua të shprehnin mendimin e tyre mbi programet zgjedhore të partive politike.
“Cili program zgjedhor nga ato që janë paraqitur deri tani të ka bindur më shumë?” ishte pyetja që iu drejtua shqiptarëve. Rezultatet tregojnë se programi zgjedhor i Partisë Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, ka bindur 49% të shqiptarëve.
Në vend të dytë renditet Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me në krye Sali Berishën, i cili ka marrë 34% të mbështetjes.
Ndërkohë, 17% e të anketuarve janë shprehur se i ka bindur programi i forcave të tjera politike.
Në sondazhin e zhvilluar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin italian Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur: “Premtimet elektorale të cilës forcë njihni më mirë?”. Rezultatet tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste, me 46% të të anketuarve që deklarojnë se njohin më mirë premtimet e kësaj force politike.
Në vend të dytë renditet Koalicioni PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha, me 34% të qytetarëve që thonë se njohin programin e tyre. Më pas vjen koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt me 7% të qytetarëve që i njohin programin dhe partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 6%, PSD e Tom Doshit me 2%.
Forcat e tjera politike, përfshirë, Lëvizjen Bashkë (Arlind Qori), Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) dhe Koalicionin “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) kanë vetëm 1% të qytetarëve që shprehen se njohin programin e këtyre forcave politike.
Partitë e reja të opozitës shënojnë një rritje të lehtë në nivelin e besimit të qytetarëve, megjithatë shumica e shqiptarëve mbeten mosbesues ndaj tyre. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, 23% e qytetarëve shprehen se kanë besim tek partitë e reja opozitare – një rritje me 2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Konkretisht pyetjes “Sa besim keni tek partitë e reja të opozitës?”, 11% thonë “shumë besim”, ndërsa 12% “mjaft besim”.
Ndërkohë, 14% e të anketuarve deklarojnë se kanë pak besim, ndërsa 58% “aspak besim”. Vetëm 3% e të anketuarve shprehen “nuk di të gjykoj”.
Të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli’ tregojnë një rënie të besueshmërisë së opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha, pikërisht një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në total vetëm 32% e shqiptarëve shprehen se kanë besim tek opozita e Sali Berishës, një rënie me 1% krahasuar me të dhënat e sondazhit të 27 marsit.
Pyetjes “Sa e konsideron të besueshme veprimtarinë politike të opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha?”, 13% e të anketuarve i përgjigjen “shumë e besueshme”, ndërsa 19% “mjaft e besueshme”.
Ndërkohë, 62% e shqiptarëve e shohin opozitën e Berishës si “aspak të besueshme”, një rritje e mosbesimit me 3% krahasuar me rezultatet e sondazhit më 27 mars. 4% e shohin “pak të besueshme”.
Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli. 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit.
Pyetjes, “si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?” 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë "nuk di të gjykoj".
Komente


Sa jet sali buf keneta gerdalla ska shanc pd me ardh pushtet me edi paloken tu lujt skedina tan diten dhe pamelen me 5 hidrocentrale private dhe mul varfanjakun me vil 2 miljon gjir lalzit ..... edi rama e ka fitume thjesht ceshtje numrash sa do e thelloj rezultatin me keq se ne 2021
PërgjigjuMe shume vota ka bo Basha ne 2021 sesa berisha tashi, turp per berishen
PërgjigjuSipas simulimeve qe bera te henen (bazuar tek modele te komplikuara komputerike, data te zgjedhjeve te kaluara, sondazheve te ndryshme, data nga forumet e mediave sociale, programet radio-televizive dhe AI dhe machine learning), nqs zgjedhjet do beheshin sot, do kishim keto mandate per PS-ne: 76-78 mandate me probabilitet mbi 90% >P90, 79-82 mandata me probabilitet 60% dhe 83-88 mandate me probabilitet me te vogel se 20% <P20. Cdo gje do varet nga votat e hedhura por qe nuk kthehen ne mandate, me se shumti votat per partickat e reja dhe koalicionet e vogla (perjashtuar PS/PD)
PërgjigjuPartia nënë fiton 99 deputetë, Basha i bukuri partisë 40, 1 e merr Berisha se është kundra linjës se partisë.
PërgjigjuPD kancer per Shqiperine , ra bomba dhe e ndau ne copa te cilat jane pjese e kancerit .Popull lufto kancerin .