Jo më marrëdhënie të acaruara! Cakaj e Kurti takohen mes batutash: Po të doni ndërrojmë flamujt

Jo më marrëdhënie të acaruara! Cakaj e Kurti takohen mes batutash: Po të doni ndërrojmë flamujt

1582118093_kurti.jpg

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në Prishtinë, ndryshe nga sa pritej, ishte një takim i ngrohtë dhe mes batutash. Gjatë takimit për mediat, ku u fotografuan duke shtrënguar duart, Cakaj nuk nguroi të hedh batutat me Kurtin duke i thënë se 'po të doni mund të ndërrojnë flamujt'.

Gjithashtu sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kosovës, gjatë takimit nuk janë përmendur temat e nxehta në diskutim si ndryshimi i kufijve apo Shengeni Ballkanik, por është diskutuar për 'rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të rolit të shqiptarëve në rajon dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare'. Kjo të lë të kuptosh se marrëdhëniet e ngurta mes tyre po shtensionohen.

Kurti dhe Cakaj nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe kjo u duk qartë me zgjedhjen e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm në detyrë nga kryeministri Rama. Ky vendim u kritikua nga Kurti, atëherë në opozitë, duke e konsideruar si 'një person gënjeshtar dhe se Kosova kishte njerëz më intelektualë dhe patriotë se ai'.

Më parë Cakaj ka qenë edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, por që vendosi të largohej. Me marrjen e postit kryeministër i Kosovës, duket se Albin Kurti ka zgjedhur të bëjë një politikë shumë më të pjekur dhe bashkëpunuese në të mirë të shqiptarëve, pavarësisht preferenca personale. Kujtojmë se kur ishte në opozitë ai kishte një qëndrim destruktiv ku partia e tij Vetëvendosja ka përdorur dhe gaz lotsjellës në parlament.


Lajmi kryesor:

Cakaj zhvillon vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm në Kosovë: Kufiri mes dy vendeve të hiqet menjëherë! Batuta me Kurtin


I.K/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat