TIRANE - Baret, diskot, lokalet e natës, furrat e bukës, lavazhet, e çdo aktivitet tjetër që prodhon ndotje akustike duhet të marrin tashmë konfirmim për plotësimin e kritereve për zhvillimin e aktivitetit të tyre në bashki. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, ku ndërmjet të tjerave parashikon edhe shfuqizimin e të gjitha lejeve aktuale të tipit ‘C’ të lëshuara nga agjencitë rajonale të mjedisit.
Në këtë mënyrë qeveria i ka hapur kështu “dritën jeshile” kërkesës së vazhdueshme të bashkive dhe në mënyrë të veçantë Bashkisë së Tiranë, që këto leje të jepen nga pushteti vendor si hallka që është më afër problematikës që shqetëson sot qytetarët.
Për këtë arsye, pas miratimit të këtij projektligji edhe nga Kuvendi, nga Bashkia Tiranë, aty ku ndodhet dhe numri më i madh i bizneseve në vend, do të lëshohet një leje konformiteti për ushtrimin e aktivitetit për të gjithë këto subjekte, të cilat duhet të përmbushin një sërë kriteresh që do të miratohen më pas nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me anë të këtyre ndryshimeve, Bashkia Tiranë dhe njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore, do të kalojnë në sitë çdo subjekt që është kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin në vendin që këto subjekte ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.
Lidhur me këtë nismë ligjore dhe risitë që sjell ky projektligj diskutoi sot edhe Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore- Vetëqeverisje Vendore, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe grupe të ndryshme interesi.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor 2024, 13:41
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
9 Dhjetor 2024, 14:51
-
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton
6 Dhjetor 2024, 15:20
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
4 Dhjetor 2024, 08:28
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor 2024, 18:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor 2024, 15:59
-
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
30 Tetor 2024, 17:04
Po fiks. Te shohim tani si do e bejne me pallatet qe punojne edhe ditet pushim edhe te djelen
Përgjigju