Jo më radhë e pritje për informacion dhe shërbime që qytetarët mund t’i marrin online nga Bashkia e Tiranës

Jo më radhë e pritje për informacion dhe shërbime që qytetarët mund t’i marrin online nga Bashkia e Tiranës

Faqja online e Bashkisë së Tiranës

Qytetarët tanimë nuk do të presin më në radhë për informacione dhe shërbime. Bashkia ka mundësuar një site të ri, që përmirëson ndjeshëm jo vetëm shërbimet dhe informacionet për qytetarin, biznesin apo grupet e interesuara, por edhe procesin e funksionimit brenda administratës. Në faqen zyrtare të mëparshme të bashkisë ofroheshin disa shërbime me natyrë informuese, por mungonte një interaktivitet i drejtpërdrejtë me qytetarin.

Por kjo gjë tanimë është e mundur me website-n e ri, ku qytetarët mund të marrin në kohë reale shërbimet dhe informacionet e mëposhtme:

             Çdo qytetar, tashmë ka mundësinë e marrjes së informacionit/shërbimit të plotë e të saktë.

             Në të njëjtën kohë, rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë, duke bërë publike për qytetarët taksat, shpërndarjen e të ardhurave, shpenzimet, investimet e kryera dhe realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin.

             Në website çdo qytetar apo biznes gjen mundësinë të përllogarisë në kohë reale vlerën e taksave që do të duhet të paguajnë, sipas rasteve të tyre specifike.

             Qytetarët kanë mundësinë të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes duke shprehur në platformën e pjesëmarrjes qytetare mendimin e tyre për çështje të propozuara nga Bashkia ose nga vetë ata, duke rritur kështu efektivitetin e projekteve dhe reformave.

             Gjithashtu nëpërmjet një forme aplikimi online çdokush mund të paraqesë projekt-idetë e tij/saj, të cilat shqyrtohen nga Bashkia Tiranë.

             Çdo qytetar mund të informohet për Njësinë Administrative ku banon në seksionin që njësitë kanë në website. Në kuadër të këtij projekti, qytetarët kanë mundësi që shërbimet ti marrin edhe në zyrat ‘One Stop Shop’ që Bashkia Tiranë po aplikon në Njësitë Administrative, për të lehtësuar mënyrën dhe kohën për të informuar dhe ofruar shërbime për çdo qytetar.

             Moduli “Rezervim takimi online”, i mundëson qytetarëve që të rezervojnë një takim në Njësinë Administrative ku ata banojnë.

             Një risi e këtij website është edhe pasqyrimi i shërbimeve në hartë, ku qytetarët mund të gjejnë zyrat e administratës, linjat e urbanëve, institucionet arsimore, terminalet, aeroportet, zyrat postare, etj.

             Përdoruesit e automjeteve kanë mundësinë të informohen mbi situatën e trafikut në kryeqytet, shoqëruar me pamje në kohë reale dhe me hartë.

             Nëse je turist apo qytetar i Tiranës dhe do të dish rreth historikut të qytetit, të vizitosh pikat turistike, të eksplorosh qytetin apo të ndash me miqtë e tu momentet e tua më të bukura, tashmë është më e lehtë përmes guidave dhe informacioneve që lehtësojnë turin tuaj në Tiranë, ofruar për ju në dy gjuhë (shqip, anglisht).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë