Jo mor jo, është vetë Lulzim Basha, jo këta…

Jo mor jo, është vetë Lulzim Basha, jo këta…

Lulzim Basha dhe deputetet e PD gjatë videodenoncimit të 'Babales'

Jo mor jo! Kjo nuk është punë e këtyre dy horrave dhe, këtij medemek gazetarit! Është Lulzim Basha në krye të kësaj historie. Lulzim Basha! Pa te dhe paratë e shumta të tij, do ishte një histori banale që nuk do i bënte përshtypje kujt; Do ishte thjesht filmi humoristik Babale & Babole! Lulzim Basha dhe dy ministrat e tij te Drejtësisë, dalë solemnisht nga selia e një institucioni kushtetues- Opozita, përfshirë ne sulmin kriminal mbi ministrin e Brendshëm dhe forcat e Sigurisë Publike, janë përgjegjësit kyç, kryesorë, të gjithë kësaj që ka ndodhur.

Pa mendoni pak; Nëse këta të tre do inskenonin të njëjtën gjë, a do të gjenin ekran ku të shfaqeshin? Jo! Siç edhe ka ndodhur ne fakt! Lulzim Basha dhe dy ministrat e tij te Drejtësisë, i dhanë zë e figurë një historie kriminale, për të cilën, që gjatë përgatitjes kanë qenë në dijeni të plotë. Me një synim të qartë; Goditjen e reformës në drejtësi në kulm të veprimit të saj mbi kupolën e korruptuar të drejtësisë! Me një qëllim edhe më të qartë; Rikthimin në pushtet!

Kur u shfaqen ne maj, ju dukej e thjeshte, argëtuese, sukses, revansh politik mbi një shumice te hutuar nga mungesa e besimit edhe mes vetes, mes njeri tjetrit; Tani qe drejtësia po vepron- për mua përgjysmë, ju duket sulm mbi opozitën! 

Është kriminale qe opozita ne vend, organizon dhe i del zot inskenimeve te tilla mafioze! Me 10 maj të këtij viti, fill pas sulmit te Lulzim Bashës dhe dy ministrave te Drejtësisë ndaj ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj, kam shkruar: Mafia kështu sulmon. Në fillim nis me delegjitimimin, pastaj të izolon, ndaj nga njerëzit, të lë vetëm dhe në fund të ekzekuton.

Nëse nuk ka drejtësi. Gjithnjë nëse nuk ka drejtësi!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori

Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori