Jo thjesht një titull më shumë
Një vit nuk është shumë në jetën e një gazete. Por është gjithsesi një kohë e mjaftueshme për të parë nëse ajo do të jetë thjesht një zë më shumë në korin kakofonik të shtypit tonë, apo do të jetë një zë i veçantë në këtë skenë të zhurmshme.
Një vit nuk është shumë në jetën e një gazete. Por është gjithsesi një kohë e mjaftueshme për të parë nëse ajo do të jetë thjesht një zë më shumë në korin kakofonik të shtypit tonë, apo do të jetë një zë i veçantë në këtë skenë të zhurmshme.
Një vit që nga numri i saj i parë "Shqiptarja.com" ka mundur jo vetëm të mbijetojë duke përballuar darvinizmin mediatik të një tregu pa rregulla ( në fakt më keq se kaq, me rregulla të deformuara), por edhe të shfaqet si një profil i ri në ansamblin pluralist të shtypit tonë të shkruar. Me "Shqiptarja.com" nuk kemi regjistruar thjesht një titull më shumë në listën e gjatë të të përditshmeve shqiptare, por kemi njohur një zë kritik që as nuk korrupton dhe as nuk korruptohet, një zë që besoj se flet duke iu bindur vetvetes dhe jo pronarit apo pronarit të pronarit.
Shqiptarja.com, me grupin e gazetarëve të saj të rinj dhe të pasionuar, ka mundur të kapërcejë suksesshëm sfidën e mbijetesës së vitit të parë, por rruga është më e gjatë se kaq. Të refuzosh të vihesh në rresht është shumë, por nuk mjafton. Dilemat e zgjedhjes ndërmjet partizanizmit dhe profesionalizmit, ndërmjet tabloides dhe seriozes, ndërmjet klientelizmit dhe pavarësisë janë sfida më afatgjata dhe ndoshta edhe më të vështira.
Atëherë kur mendonim se në skenën e shtypit të shkruar nuk kishte më vend për aktorë të rinj, u shfaq Shqiptarja.com për të na kujtuar se ka gjithnjë ka vend për aktorë të rinj, por jo gjithnjë ka vend për aktorë të njëjtë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Sot 18 ndeshjet në një orar, duelet e fundit në grup vendosin fatet e klubeve! Man. City rrezikon eliminimin
29 Janar, 08:36
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, sot vëllai tjetër i Dedës shkon në SPAK! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit
29 Janar, 08:04
-
Marrëveshja/ Përfundon verifikimi i emigrantëve, 5 do kthehen në Itali! 44 dërgohen në kampin e Gjadrit (VIDEO)
29 Janar, 07:56
-
Itali/ Pse u vu nën hetim Meloni? Linja e prokurorëve: Një zgjedhje e detyruar
29 Janar, 07:50
-
Cilat janë përfitimet e shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vezëve në mëngjes
29 Janar, 07:45
-
Nën hetim për rastin ‘Almasri’/ Zemërimi i Melonit: Veprim shumë i rëndë, s’do më dërgojnë në shtëpi me një rrugë të shkurtër gjyqësore
29 Janar, 07:39
-
Pse inteligjenca artificiale kineze ka mahnitur botën
29 Janar, 07:17
-
Mos harroni të merrni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin
29 Janar, 07:10
-
Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot
29 Janar, 07:03
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32