Gjermania këmbëngul se nuk është e vetme në përpjekjet e saj për t’i siguruar një përmirësim financiar Greqisë, vendit në prag të falimentimit, me anë të paketës së tretë gjatë pesë viteve të fundit.
Zyrtarët e Ministrisë gjermane të Financave kanë përcaktuar një sërë pyetjesh rreth paketës së shpëtimit prej 85 miliardë eurosh, në një dokument që do t’u paraqitet ministrave të Financave të eurozonës përpara takimit të tyre të së premtes, që u thirr për të marrë në konsideratë planin e shpëtimit.
“Gjermania nuk është… i vetmi vend që ka ende pyetje”, u shpreh sekretari gjerman i Shtetit dhe njëkohësisht ministri i Financave, Jens Spahn për radion gjermane.
“Ministrat e Financave të zonës euro akoma duhet të flasin me njëri-tjetrin për disa çështje”, shtoi ai.
Estonia, Letonia, Sllovenia dhe Finlanda janë ndër anëtarët e eurozonës që kanë shprehur skepticizëm gjatë raundit të fundit të bisedimeve për paketën e shpëtimit, shpesh të hidhur rreth dhënies së një pakete tjetër shpëtimi për Greqinë.
Një anëtar i Partisë konservatore Kristiandemokrate (CDU) të kancelares, Angela Merkel, Spahn vlerësoi vullnetin e qeverisë së kryeministrit grek, Alexis Tsipras për të rënë dakord për paketën e reformës, që është shkak për debatet që do të vijojnë në parlamentin grek.
Por Spahn tha se çështjet rreth paketës së shpëtimit që ende nuk kanë një zgjidhje, përfshijnë planet për privatizim, procedurat për rikapitalizimin e bankës dhe roli i FMN-së në paketën e shpëtimit.
Ai bëri thirrje për një angazhim të qartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që do të kontribuojë në paketën e re trevjeçare të shpëtimit të propozuar nga Greqia.
FMN-ja ka deklaruar se gjatë vitit do të vendosë nëse do t’i bashkohet programit, duke argumentuar se plani duhet të përfshijë lehtësimin e borxheve për Greqinë – shteti më borxhli i eurozonës.
“Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që FMN-ja të mbetet në bord”, ka thënë Spahn.
“Megjithatë, sot ne kemi nevojë për një angazhim të qartë nga FMN-ja që kjo është dhe do të jetë një vlerësim i përbashkët (i qëndrueshmërisë së borxhit grek dhe zhvillimet e ardhshme buxhetore) dhe se ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë së bashku,” shtoi ai.
Spahn, gjithashtu sinjalizoi në intervistën e tij me “Deutschlandfunk” se Gjermania do të merrte në konsideratë rënien dakord për lehtësimin e borxheve të Greqisë,që borxhi ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) aktualisht qëndron në një shifër tronditëse prej 175 për qind, mbi 120 për qind kur mori paketën e parë të shpëtimit pesë vjet më parë.
“Një e ashtuquajtur prerje nuk është e ligjshme, ku ju hiqni dorë nga disa borxhe… por nën periudhën e lehtësimit të borxheve, ju gjithashtu mund të bisedoni rreth zgjerimit të afatit, të të pasurit e një periudhe kur nuk paguani interesat apo shpagimet dhe ne mund të bisedojme rreth kësaj, gjithmonë e kemi thënë këtë”, theksoi Spahn.
Gjermania ishte kontribues më i madh i dy paketave të fundit të shpëtimit të Greqisë, ku FMN-ja ndihmoi gjithashtu për të financuar.
Parlamenti gjerman ka të ngjarë të mbajë një seancë të posaçme të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme për të votuar paketën e shpëtimit të Greqisë, të hartuar në fillim të kësaj jave, kjo nëse nesër ministrat e Financave të eurozonës do të bien dakord për planin e shpëtimit,” shkruan presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert në një e-mail për deputetët.
Votimi i mundshëm do të zhvillohet një ose dy ditë përpara se Greqia të bëjë një shlyerje të borxhit prej 3.2 miliardë euro për Bankën Qendrore Evropiane më 20 gusht.
Bundestagu është një nga parlamentet në seri të eurozonës, duke përfshirë të tjerët në Estoni, Spanjë, Portugali dhe Austri, që duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e shpëtimit.
Megjithatë, kundërshimet e përhapura në mesin e votuesve gjermanë për dhënien e më shumë fondeve Greqisë do të thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të përballet me kërcënimin e një ”kryengritjeje” të re në radhët e bllokut të saj konservator, kur pakoja e re e ndihmës për Athinën do të paraqitet përpara Bundestagut.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave u shpreh dje se një kredi urë për Greqinë, që do ta ndihmonte Athinën të plotësonte pagesën urgjente ndaj BQE-së ishte ende një opsion./ ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com