Alida Duka është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar. Ajo njihet për zërin e saj të bukur, por shumë në Shqipëri e njohin edhe si motra e këngëtarit Stine.

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Alida ka treguar se krahas muzikës ushtron edhe profesionin e saj si zv.menaxhere në një hotel të madh. Ajo është një artiste mjaft e njohur dhe prej 20 vitesh jeton në Gjermani, së bashku me djalin e saj dhe familjen.

Këngëtarja Alida Duka në emisionin "Zonë e lirë"

Ndërkohë që këndon fundjavave, puna që bën në këtë hotel i siguron jetesën pasi ka një rrogë shumë të mirë.  “E bëj me kënaqësi këtë punë, nuk e ndjej fare. 2250 euro e kam pagën e cila më lejon që të bëj një jetë normale pa më munguar gjë,”- ka rrëfyer ajo.