Jo vetëm në Londër, Amsterdam, Francë e Gjermani, protesta kundër Rusisë po zhvillohet edhe në Tiranë. Këtë pasdite, qytetarët po protestojnë përpara ambasadës ruse për t'i thënë ndal luftës. Me pankarta në duar, qytetarët shprehen: Ne e duam Ukrainën, ndalni sulmet.

Mes protestuesve ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i cili deklaroi se sanskionet ndaj Rusisë do vazhdojnë. Ai theksoi se lufta duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thonë ndal, udhëheqësit të tyre, Vladimir Putin pasi ka një buton të kuq në dorë.

“Të ndalohen sulmet, të ndalohen humbjet e jetëve.”-tha Shkurov.

Mes këtij tensioni, palët kanë rënë dakord që nesër të dialogojnë mes kufirit Bjellorusi-Ukrainë, ndërsa  ambasadori i Ukrainës në Tiranë, deklaroi se bisedimet duhet të zhvillohen sot, pa humbur kohë.

"Kanë vdekur 16 fëmijë. Ushtria bën punën e saj. Lufta duhet të ndalet. I bëj thirrje popullit rus, se kanë një person që ka në dorë një buton të kuq. Sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën, por dhe Europën, duam një të ardhme paqësore. Populli rus t’i thotë liderit të vet ‘jo luftës’, dhe kjo duhet të ndalet. I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë. Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre.”-tha Shkurov.

Një i ri, teksa protestonte para ambasadës ruse, deklaroi se mund të strehojë një familje ukrainase në shtëpinë e tij.

"Nuk flas në emër të politikës, por në emrin tim. Familja ime mund ta strehojë një familje ukrainase."-tha i riu për Report Tv.

Mes protestuesve ishte edhe një 13-vjeçar ukrainas, i cili prej muajit gusht të vitit 2021 ndodhej në vendin tonë, pasi familja e tij punon këtu. Ai tha se proteston për bashkëatdhetarët e tij ndërsa nuk kishte thirrje tjetër, veçse që lufta të mbarojë sa më shpejt.

"Kam folur me bashkatëdhetarët e mi. Dëshira ime është që ky makth të marrë fund.”-tha Andrei për Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Babai i Stresit nuk mungon as në protestën kundër Rusisë, shfaqet mes turmës në Tiranë

1645982255_5.jpg

Sali Lusha, babi i reperit të njohur Stresi, është parë sot në protestën e zhvilluar para ambasadës ruse në Tiranë. Lusha duket se nuk lë protestë pa marrë pjesë. Atë e kemi parë në të gjitha protestat e Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka munguar as sot, për të protestuar kundër Rusisë.

Ora 17:43
13-vjeçari ukrainas që jeton në Shqipëri flet për Report Tv: Ky makth të marrë fund sa më shpejt! Protestoj për bashkëatdhetarët në Ukrainë

 

Andrei, 13 vjeç nga Ukraina, jeton në Shqipëri ndërsa sot ndodhej mes protestuesve në Tiranë, para ambasadës ruse. Familja e tij jeton dhe punon në vendin tonë prej muajit gusht ndërsa theksoi se proteston për bashkëatdhetarët e tij.

"Kam folur me bashkatëdhetarët e mi. Dëshira ime është që ky makth të marrë fund.”-tha Andrei për Report Tv.

Ora 17:25
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë flet mes protestuesve: Lufta duhet të ndalet! Populli rus të ngrihet dhe të ndalojë Putin-in! Perëndimi po na ofron armë

 

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, mes protestuesve në kryeqytet para Ambasadës Ruse, tha se lufta në Ukrainë duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thotë Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë me sulmet. Sakaq, Shkurov deklaroi se nuk mendojnë vetëm për Ukrainën, por për të ardhmen paqësore të të gjithë Europës e më tej. Sakaq, ambasadori deklaroi se perëndimi po ju ofron armë.

"Kanë vdekur 16 fëmijë. Ushtria bën punën e saj. Lufta duhet të ndalet. Dua t'i drejtohem atyre që nuk shkojnë dot në vendstrehime. Kam parasysh ato në moshë të thyer, të sëmurë dhe që s'mund të lëvizin. I bëj thirrje popullit rus, se kanë një person që ka në dorë një buton të kuq. Sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën, por dhe Europën, duam një të ardhme paqësore. Populli rus ti thotë liderit të vet jo luftës, dhe kjo duhet të ndalet. I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë. Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre.”-tha Shkurov.

Ora 17:23
Protesta në Tiranë kundër sulmit rus në Ukrainë, i riu për Report Tv: Mund të strehoj një familje ukrainase

 

Qytetarët në Tiranë po protestojnë kundër sulmit rus në Ukrainë. Më pankarta në duar, ata shprehen se lufta duhet të ndalet. Një i ri tha për Report Tv se familja e tij mund ta strehojë një familje ukrainase.

"Nuk flas në emër të politikës, por në emrin tim. Familjar ime mund ta strehojë një familje ukrainase."-tha i riu për Report Tv.