Izrael, 317 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pasi janë vaksinuar.

Izraeli konsiderohet një nder vendet “kampion” për sa i përket vaksinimit të qytetarëve pasi ka arritur 2.84 milionë ose 30.5% të popullsisë të vaksinohet.

Ata fillimisht kanë nisur fushatën e vaksinimit me Pfizer ndërkohë kanë aprovuar edhe Moderna, por dozat e saj pritet të mbërrijnë në vend në mars.

Numri total i infektimeve në Izrael nga koronavuris ka shkuar 631,226, ndërkohë që ai i viktimave është 4,671 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Kjo shpjegon edhe rastin e Pëllumb Piperos, i cili 14 ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID dhe në pritje të së dytës është infektuar me COVID-19.