Jo vetëm “Rama ik”, cila ishte parulla tjetër që tifozët shpalosën në ndeshjen Shqipëri-Francë (FOTO-VIDEO)

Jo vetëm “Rama ik”, cila ishte parulla tjetër që tifozët shpalosën në ndeshjen Shqipëri-Francë (FOTO-VIDEO)

Në ndeshjen Shqipëri – Francë për kualifikime Euro 2020,(që u mbyll me rezultatin 0:2) e cila u luajt mbrëmjen e djeshme, përveç inaugurimit të stadiumit të ri, ajo që ra në sy ishin edhe disa parulla që tifozët shpalosën.

Në një nga parullat e shpalosura nga disa prej tifozëve në stadiumin e ri “Air Albania”, ishte “Rama ik”, slogan ky i opozitës jashtë parlamentare, ku për pak momente u shoqërua edhe me thirrje në kor. 

Po ashtu, një parullë tjetër kishte të bënte me Kosovën, ku tifozët shkruanin “Hands off Kosovo”, që do të thotë: Larg duart nga Kosova.

Nuk dihet specifikisht se kujt i drejtohej kjo parullë, megjithatë duket se ka të bëjë me debatin e madh për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ku opozita shqiptare ka hedhur akuza ndaj Ramës, Vuçiç dhe Thaçit për një marrëveshje të fshehtë për shkëmbime territoresh mes dy vendeve.

Megjithatë, fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, Albin Kurti, pas një takimi me kryeministrin shqiptar pak ditë më parë, deklaroi se Rama ishte kundër ndryshimit të kufijve.

Parula e tifozëve kuq e zi

Video me kore "Rama ik"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip