Kurti: Jemi politikanë të ndryshëm, por bashkë për shqiptarët! Rama nuk është për shkëmbim territori

TIRANE - Albin Kurti, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dhe Edi Rama kanë biseduar për shumë orë bashkë mbrëmjen e së premtes, në një takim informal të realizuar pas 14 muajsh, për të cilin Kurti thotë se pavarësisht se janë dy politikanë të ndryshëm, ata do të punojnë për të ndërtuar ura për Shqipërinë dhe Kosovën.  Ai thotë se kjo nuk krijon asnjë ndasi në bashkëpunimin mes tyre për të mirën e qytetarëve të dy shteteve shqiptarë.

"Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara. Ne jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam që të bashkëpunojmë në mënyrë që mospajtimet që kemi kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë, meqenëse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë por jemi dy funksione për të cilën qytetarët tanë presin që do të bashkëpunojmë.

Kishte shumë kohë pa u parë diku rreth 14 muaj. Kishte shumë tema e çështje që duhet t’i bisedonim, aq më tepër që Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme dhe unë si kryeministri i ri dua dhe duhet të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe me kryeministrin e Shqipërisë. Biseduam për çështje të cilat i kemi të përbashkëta por gjithashtu edhe për çështjet në dy shtetet tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe në aspektin e ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që mund të kemi natyrisht që nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojnë prandaj duam që të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova dhe Shqipëria dhe Shqipëria dhe Kosova t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më të varfrit, e më të papunët e më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan", tha Kurti.

I pyetur për min-shengenin e Ballkanit, kryeministri i projektuar i Kosovës u tregua skeptik: "Pres ta shoh një tekst se çfarë saktësisht nënkupton ai, se më shumë më ngjan me ide, sesa projekt në letër"

Një ministër i përbashkët shteti? Për idenë e hedhur nga Rama, Kurti përgjigjet: "Ne kemi diskutuar për çështjet dhe temat që do bashkëpunojmë, organigramet e qeverive vijnë më vonë", u përgjigj Kurti. Ai thotë se do të vijojë tradita e mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë Shqipëri-Kosovë dhe se më e rëndësishme sipas tij është zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Gjithashtu, kandidati për kryeministër në Kosovë theksoi se Rama nuk është për shkëmbim territori. "Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori", tha Kurti. 

Ju uroi zoti Rama për fitoren? - U pyet Kurti nga gazetarët.

Albin Kurti: Në zgjedhjet në Kosovë Vetëvendosja ka dalë e para. Në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 presim që presidenti i Kosovës psa certifikimit të rezultateve të më japë mandatin mua, që në fund të bëjë dhe ai një punë të hajrit dhe unë të formoj koalicionin e ri qeverisës për 15 ditë.

Padia që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i ka bërë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk ishte pjesë e këtij takimi, tha kreu i Vetëvendosjes.

Kurti: Une do te udheheq dialogun Kosove-Serbi

Albin Kurti  thotë se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm që do të drejtojë edhe dialogun Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin për Paqen në Evropën Juglindore, Albin Kurti tha se takimi i ardhshëm pritet të mbahet në pranverën e vitit 2020, përpara zgjedhje në Serbi. Nuk mund të prisni marrëveshje tha Kurti. Ne presim substancën e marrëveshjes , tha ai. Për Kurtin, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë më shumë sesa Kosova sa i përket arritjes së marrëveshjes.

"Periudha konkrete për fillmin e bisedimeve nuk mund të caktohet tash pasi kemi nevojë për një dialog me Brukselin për dialog me Beogradin. Duhet ta përgatitemi mirë për dialogun.  Pres të takohem me pasardhësin e Mogherinit, Borell në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshjen me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia sesa Kosova. Nuk është kruyeministri për shkëmbim territorial. Ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, dhe dialogun e ardhshmë me Serbinë do e udhëheq unë si kryeministër i Kosovës. Së pari kemi dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. unë mund të parashikoj që ky dialog do të nisë para zgjedhjeve në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm, por nuk mund të prisni marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Ne vendosim substancën, përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën duhet të ndryshojë Serbia si shumë prioritare", tha Kurti.

"Heq taksen, Serbia reciproritet te plote ekonomik"

Me marrjen e qeverisë, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti se do të ndryshojë taksën 100 % të produkteve serbe në Kosovë, me reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar. "Tarifa 100% për mallrat serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”, u shpreh Albin Kurti.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 26/10/2019 14:08

    Mos krijoni amulli,mjegulla politike duke sajuar e shtrembuar deklaratat e njeri-tjeterit<Hashim Thaci,asnjehere,kurre nuk ka thene e as nuk ka deklarua ndar je teritoresh,perkufizim kufijsh e nderrim territoresesh.Hashim gjthnje e kurdohere ka deklarua,se:Referndumin e shqiptareve te Lugines per bashkimin e Lugines me Kosoven e perkrahu plotesisht dhe gjithmone,Asgje me shume e as me pak.Por, disa politikane partiak e qeveritar naiv ,analiste e zhurmaxhi primitiv, nga urrejtja personale, kete deklarate te Hashimit e shtrembuan e ndryshuan dhe e sajuan,se Hashimi eshte per ndarje te Kosoves,ndryshim kufijsh dhe nderrim teritoresh.Kjo eshte genjeshter e thene me mija here dhe nga qindara persona e media per te krijuar nje te "vertete" banale qe nuk ka ekzistuar dhe nuk ekazistonhashimi eshte I gjalle dhe eshte ne balle te Odes.

    Përgjigju
  • Proka: 26/10/2019 13:44

    Ikni ore se ju nuk e njifni ne thelb Albinin, pritni sa te nominohet Kryeminister dhe do bindeni se Albini eshte personi me i vlefshem qe ka pasur politika Shqiptare ne 100 vitet e fundit.

    Përgjigju
  • al ta: 26/10/2019 12:10

    shum llafe e premtime ka ky por te shohim sa do beje....shpresojme mos te beje si ai trapi para tij qe sa mori qeverine i rriti rrogen vetes se nuk i dilnin leket per kollare

    Përgjigju
  • Orli: 26/10/2019 11:20

    Pse media eshte kaq provokatore dhe jo realiste?! Rama kur u shpallen fituesit e zgjedhjeve uroi menjehere edhe Albinin edhe ate gruan e ldk-es.Kur Albini te marrin mandatin si k/minister per te formuar qeverine atehere urohet si i tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen