Jo vetëm rrugët kryesore, në Tiranë nis asfaltimi edhe i rrugicave dhe lagjeve

Jo vetëm rrugët kryesore, në Tiranë nis asfaltimi edhe i rrugicave dhe lagjeve

Banorët e dy lagjeve në kryeqytet do të mund të lëvizin tashmë në rrugë të aslfatuara. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës, për të asfaltuar rrugën “Hamit Troplini”.

“Po rrugicat kur do rregullohen?. Është një pyetje që na behet shpesh nga qytetarët, dhe ne përgjigjemi me punë. Punojmë natën, dhe konkretisht në rrugën "Hamit Troplini". Me durim dhe vullnet do behet Tirana që duam!”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2, teksa shihen edhe disa foto nga puna në terren.

Po kështu, është asfaltuar edhe rruga “Islam Petrela”. "Qëllimi jonë është të prekim çdo cep të Tiranës. Po punojmë jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në rrugica, kësaj radhe punuam në rrugën "Islam Petrela". Puna vazhdon", thuhet në këtë postim.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti

Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti