Jo vetëm Vllaznia, edhe Partizani fazë përgatitore jashtë Shqipërisë

Jo vetëm Vllaznia, edhe Partizani fazë përgatitore jashtë Shqipërisë

Skuadra e Partizanit

Superliga shqiptare e futbollit ka marrë pushimet për shkak të Botërorit 2022 që nis në 20 nëntor në Katar. Klubet e elitës së Shqipërisë do rikthehen në fushë gjatë fundjavës së 11-12 dhjetorit, teksa drejtuesit nuk kanë qëndruar në vendnumëro.

Partizani ka programuar një fazë përgatitore jashtë Shqipërisë. "Demat" do udhëtojnë në 24 nëntor drejt Turqisë, ku për 10 ditë do vendosen në qytetit bregdetar të Alanyia. Trajneri Giovanni Colella do ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve nga afër, për të vendosur edhe afrimet në janar.

"Demat" do kthehen në kryeqytet në datën 4 dhjetor, duke menduar për Egnatian në Superligë. Veç Partizanit, edhe Vllaznia ka zgjedhur të zhvillojë një fazë përgatitore në Ulqin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë