Edicioni i këtij viti i “Golden Globe” ka shënuar në kujtesën e tij edhe një deklaratë, e cila ka prekur të gjithë të pranishmit.

Gjatë marrjes së një trofeu të këtij kompeticioni, aktorja e njohur Jodie Foster ka rrëfyer për herë të parë në publik se ishte homoseksuale. Nervozimin e atij çasti ajo është përpjekur t’a kalojë me batuta të ndryshme.

jodie foster





(Aktorja Jodie Foster gjatë marrjes së çmimit në Golden Globe)


“Dua t’iu tregoj diçka të cilën nuk e kam thënë kurrë më parë, jam beqare,”- ka thënë aktorja duke bërë shaka.

jodie foster

Më pas ajo është shprehur se e ka deklaruar homoseksualitetin e saj vite më parë, në kohën e gurit sipas saj, por ka munduar t’a bëjë këtë vetëm me afërm dhe miq.

jodie foster

(Djemtë e Jodie Foster krenarë për të ëmën)

Foster ka falenderuar partneren e saj prej 20-vjetësh Cydney Bernard, si dhe dy fëmijët e tyre të pranishëm në sallë.

jodie foster

(Aktorja Anne Hathaway përlotet gjatë deklaratës së Foster)

Kjo deklaratë dhe fjalimi i aktores Jodie Foster ka prekur të pranishmit gjatë eventit duke marrë njëkohësisht edhe suportin e tyre.

jodie foster

(Aktorja Jodie Foster së bashku me djemtëe saj dhe aktorin Mel Gibson)

(xh.k/shqiptarja.com)