Liderët botërorë janë mbledhur në një samit në New York, por të gjithë vëmendjen e tërhoqi presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Në fjalën e tij hapëse të mërkurën, Biden bëri menjëherë gafën e tij, duke ngatërruar New York-un me Washington-in.

“Faleminderit, faleminderit! Mirë se vini në Washington”, përshëndeti Biden liderët botërorë.

Videoja u bë menjëherë virale dhe të shumtë ishin komentuesit që u shprehën se kjo ishte arsyeja përse vendi i tij në garën presidenciale u zu nga Kamala Harris.