Joe Biden: Deri më 19 prill, 90% e të rriturve në SHBA kualifikohen për vaksinën

Joe Biden: Deri më 19 prill, 90% e të rriturve në SHBA kualifikohen për vaksinën

Joe Biden

90% e të rriturve në SHBA deri më 19 prill, do të kualifikohen për vaksinën ndaj koronavirusit.

Kështu ka deklaruar presidenti i SHBA Joe Biden i cili u ka bërë apel qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat anti COVID.

"Ne jemi në një garë për jetë dhe vdekje me një virus që po përhapet shpejt me rastet që rriten", tha Biden.

Ai tha se disa nga sjelljet e papërgjegjshme që shihen nëpër televizione javët e fundit nënkuptojnë më shumë raste me COVID në ditët e ardhshme.

"Variantet e reja po përhapen dhe fatkeqësisht, disa nga sjelljet e pamatura që kemi parë në televizion gjatë javëve të fundit do të thotë që më shumë raste të reja do të vijnë në javët në vazhdim".

Ndërkohë, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, me emocion të dukshëm në zërin e saj, u kërkoi zyrtarëve publikë dhe të tjerëve të flasin për seriozitetin e situatës, në përpjekje për të parandaluar një valë të katërt të COVID-19.

Të dielën Shtetet e Bashkuara tejkaluan 30 milionë raste me COVID-19 në total ndërsa mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja ka qenë rreth 60,000 në ditë, tha ajo. Kjo përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me periudhën shtatë ditore paraardhëse. Shtrimet në spital gjithashtu u rritën dhe vdekjet kanë filluar të shtohen.

"Një situatë e kobshme po afron… tani për tani jam e frikësuar", tha zonja Walensky në një konferencë me gazetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë