Joe Biden feston 81-vjetorin, presidenti më i vjetër i SHBA në detyrë

Joe Biden feston 81-vjetorin, presidenti më i vjetër i SHBA në detyrë

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, feston sot (20 Nëntor) ditëlindjen e 81-të, duke shënuar kështu edhe një rekord si presidenti i parë i vendit, në detyrë, në këtë moshë, ndërkohë që mosha ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij politike.

Kur mori presidencën në vitin 2021, Biden ishte 78 vjeç ndërsa ai e ka bërë të ditur tashmë se synon të fitojë sërish presidencën në 2024-ën.

Biden është personi më i moshuar që ka shërbyer si komandant i përgjithshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nëse ai kërkon rizgjedhjen në 2024 dhe fiton, do të jetë 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.

Sidoqoftë, në partinë e tij, ka shumë zëra që thonë se do të donin që Biden të tërhiqej për ti hapur rrugë një gjenerate të re lidershipi.

Një sondazh i fundit i Institutit Siena në gjashtë shtete kyçe të SHBA-së i publikuar në Neë York Times nxori në pah se 71% e votuesve e konsiderojnë Bidenin shumë të vjetër për të qenë president.

Vetëm 39% kishin të njëjtën pikëpamje për Donald Trump, i cili, në moshën 77-vjeçare, nuk është shumë më i ri se Biden.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu