Joe Biden feston sot ditëlindjen! Presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç

Joe Biden feston sot ditëlindjen! Presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç

Joe Biden

SHBA- I lindur më 20 nëntor 1942, Joseph Robinette Biden Jr, feston sot ditëlindjen e tij të 80-të, duke u bërë zyrtarisht presidenti i parë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç ndërsa është në detyrë.

Presidenti po feston ditëlindjen e tij në Uashington, në një drekë të organizuar nga zonja e parë Jill Biden, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine, Jean-Pierre.

Pavarësisht se ka kaluar gjatë jetës tragjedi familjare dhe ka pasur pengesa e sfida politike, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kaloi 36 vjet në Senat, duke shërbyer tetë vjet në administratën e Barack Obamës. Ai u bë Presidenti i 46-të i SHBA-së në vitin 2021.

Me Biden, tashmë personin më i vjetër që ka shërbyer si president, gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë po formohet si një territor i paeksploruar për Shtetet e Bashkuara.

Ronald Reagan ishte 77 vjeç kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, por Biden do të jetë 86 vjeç deri në përfundimin e mandatit të dytë katërvjeçar, nëse ai do ta fitonte atë. Kundërshtari i tij kryesor i mundshëm republikan, Donald Trump, do të jetë 82 vjeç kur të linte detyrën nëse fitonte në 2024-ën.

Demokracia gati 250-vjeçare feston rininë, por miliona amerikanë, përfshirë dhe presidentët, po punojnë tashmw përtej moshës tradicionale të pensionit, 65 vjeç.

Si shoqëri, Shtetet e Bashkuara po plaken dhe po punojnë deri më vonë në jetë. Popullsia 65 vjeç e lart parashikohet të dyfishohet gati nga 52 milionë në 2018 në 95 milionë deri në vitin 2060. Deri në vitin 2026, më shumë se një në katër burra mbi 65 vjeç do të vazhdojë të punojë, projekton Byroja e Referencës së Popullsisë jofitimprurëse.

Disa amerikanë kanë shqetësime për moshën e avancuar të dy kandidatëve më të mundshëm të vitit 2024.

Perspektivat e Bidenit për një mandat të dytë u rritën javën e kaluar, kur demokratët dolën më mirë se sa pritej në zgjedhjet afatmesme të Kongresit dhe Guvernatorit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alzhaimer: 20/11/2022 17:28

    Ky person duhet te dergohet urgjent ne azil te mar trajtim mjekesor se eshte shume i semure me alzhaimer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve