VIDEO/ Joe Biden habit audiencën, mbyll fjalimin për kontrollin e armëve me frazën ‘Zot ruaj Mbretëreshën’

Presidenti Joe Biden është sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa në të gjitha mediat botërore dhe në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij, ku në mbyllje të një fjalimi tha ‘Zoti e ruajt mbretëreshën’.

Presidenti Joe Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Në rregull? Zoti e ruaj Mbretëreshën, burrë”. (God Save the Queen).

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti "po i komentonte dikujt në turmë". Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Charles III, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator. "God Save the Queen" është gjithashtu një këngë nga Sex Pistols.

Konektikati ishte një nga 13 kolonitë që shpalli pavarësinë nga monarkia britanike në 1776 dhe shteti i pestë që ratifikoi Kushtetutën e SHBA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 17/06/2023 09:14

    Keta jane ato qe drejtojne Ameriken sot dhe qe kerkojne ti heqin lirine Kosoves.

    Përgjigju
  • Turi: 17/06/2023 08:11

    Ky idioti ka pjerdh me kohe nuk e kuptoj si qendron akoma president i Amerikes, eshte duke e cuar boten drejt luftes se trete boterore trapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë