"Më shumë njerëz do të vdesin nëse nuk koordinohemi. Si mund të vaksinohen më shumë se 300 milionë amerikanë. Cili është plani? Është një ndërmarrje shumë e madhe. Nëse do të presim deri në 20 janar që të nis planifikimi, mbetemi mbrapa më shumë se një muaj e gjysmë. Prandaj është e rëndësishme që koordinimi të nis tani”, është shprehur kështu presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19 dhe refuzimin e presidentit aktual Donald Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit.
Situata nga COVID-19 është shqetësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 11 milionë persona janë të infektuar dhe pothuajse 250 000 të tjerë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Presidenti Trump, tanimë i fokusuar më shumë në rinumërimin e votave dhe akuzave të shumta për manipulim, ka reaguar dje në rrjetet sociale për vaksinën e Moderna.
"Një tjetër vaksinë u bë me dije, këtë herë është Moderna, 95% efektive. Për "historianët" e mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t'i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën nën vëzhgimin tim! "
Pas zbulimit të djeshëm ka reaguar edhe Anthony Fauci, i cili është shprehur se në fund të Dhjetorit mund të fillohet me vaksinimin e një pjesë të cilët kanë më shumë prioritet siç janë personeli shëndetësor, të moshuarit apo dhe personat në kushte të caktuara mjekësore, ndërkohë që të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit.
Ndërkohë, në të gjitha shtetet amerikane kufizimet COVID-19 po ashpërsohen përpara festës së Falënderimeve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
ik o bastard, e dime shume mire cfar do ti , ti do planin e elites GREAT RESET, ja cfar do ti prandaj do pushtet sot, bej durim do vij rradha dhe per ty
Përgjigju