Joe Biden mblodhi 15 milionë dollarë për fushatën në Los Anxhelos

Joe Biden mblodhi 15 milionë dollarë për fushatën në Los Anxhelos

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, mblodhi më shumë se 15 milionë dollarë donacione për fushatën e tij në Los Angeles gjatë fundjavës. Asnjë president apo kandidat presidencial nuk ka mbledhur ndonjëherë kaq shumë para.

Presidenti amerikan zhvilloi disa takime të premten dhe të shtunën mbrëma,megjithëse ajo që u tha në disa nga takimet e tij mbetet rreptësisht konfidenciale.

“Kërcënimi më i madh për demokracinë tone është Trump, sepse nëse e humbim atë, do të humbasim gjithçka”, tha Biden të premten (8 Dhjetor).

Ai gjithashtu e quajti Trump si 'presidentin dhe kandidatin e parë humbës në histori që refuzoi të përjashtonte rezultatin' e garës së vitit 2020.

"Ai refuzoi të paraqitej në inaugurimin tim. Nuk mund të them se isha i zhgënjyer. Mendoj se ai nuk do të shfaqet në inaugurimin e ardhshëm”, tha Biden me të qeshur.

Fushata e vitit 2024 është cilësuar si më e shtrenjta në historinë e SHBA-së, një vend që megjithatë është mësuar me shpenzime të mëdha në prag të zgjedhjeve, raporton Daily Mail.

Sipas një parashikimi të GroupM të cituar nga faqja e lajmeve Axios, për reklamat politike në përgjithësi do të shpenzohet deri në 16 miliardë dollarë, kryesisht në TV dhe në internet.

Nëse diçka  e tillë ndodh do të jetë 30% më shumë në krahasim me vitin 2020.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja