Joe Biden konfirmon
mbështetjen për vendet baltike

Joe Biden konfirmon<br />mbështetjen për vendet baltike
Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi edhe njëherë partneritetin dhe mbështetjen e SHBA për vendet baltike dhe NATO-s gjatë një vizite zyrtare ne Letoni.
 
Biden deklaroi nga Riga se një sulm ndaj çdo vendi anëtar të aleancës, konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve. “Shqetësimi i ngritur se Shtetet e Bashkuara po shkëputen disi nuk është i vërtetë.
 
E vërteta është se prania jonë do të rritet dhe fakti është se do të ketë më shumë partnerë të NATO-s në kufirin me Rusinë. Ne jemi absolutisht 100 përqind të vendosur në angazhimet tona të NATO-s përfshi veçanërisht Nenin 5.

Po ashtu zëvendës presidenti amerikan, u kërkoi aleatëve që të mos ia vënë veshin komenteve të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili më herët ka deklaruar se lidhja e vendit të tij me NATO-n mund të shkëputet një dite nëse shtetet anëtare nuk do t’i përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj aleancës.
 
“Fakti se ju dëgjuat rastësisht diçka nga kandidati presidencial i partisë tjetër, nuk do të thotë se duhet ta merrni seriozisht sepse nuk besoj se ai merr vesh nga NATO.

Në takimin e muajit korrik aleanca e Atlantikut të Veriut ra dakord të dislokojë forcat ushtarake në shtetet e Baltikut dhe lindje të Polonisë dhe njëkohësisht vendosi rritjen e numrit të patrullimeve ajrore dhe detare ne rajon. Biden e rikonfirmoi këtë angazhim.

Presidenti i Letonisë Raimond Vejonis e cilësoi vizitën e zv/presidentit amerikan si një dite të shënuar për vendin dhe partnerët baltikë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm