Joe Biden pritet të shpallë javën e ardhshme vendimin për të rikandiduar si president i SHBA

Joe Biden pritet të shpallë javën e ardhshme vendimin për të rikandiduar si president i SHBA

Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 javën e ardhshme, thanë të enjten tre persona të informuar mbi diskutimet lidhur me këtë çështje.

Personat, të cilët folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press, thanë se nuk ishin në dijeni se ishte marrë një vendim përfundimtar për kohën, por se zoti Biden synon ta bëjë këtë të martën, më 25 prill, pikërisht katër vjet pasi ai hyri në garën presidenciale të vitit 2020. Njoftimi pritet të bëhet përmes publikimit të një video mesazhi drejtuar mbështetësve të tij.

Presidenti Biden e ka përsëritur shpesh synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë, por këshilltarët e tij thonë se ai nuk e shihte si të nevojshëm fillimin e fushatës më herët sepse ai nuk përballet me kundërshtarë të fortë në përpjekjen për të siguruar emërimin e partisë demokrate.

Zoti Biden në muajt e fundit është përqëndruar në zbatimin e ligjeve të më mëdha të infrastrukturës, investimeve në fushën e teknologjisë dhe klimës të miratuara gjatë dy viteve të tij të para në detyrë dhe në krijimin e një kontrasti të fortë me republikanët ndërsa Uashingtoni po përgatitet për një betejë mbi tavanin e borxhit. Këshilltarët e tij besojnë se këto përparësi do të përmirësojnë imazhin e tij përpara fushatës për të siguruar një mandat të dytë presidencial.

Presidenti Biden ka ftuar donatorët kryesorë demokratë në Uashington javën e ardhshme për atë që pritej të ishte një darkë me të dhe një seancë strategjike me këshilltarët e tij kryesorë politikë.

Gazeta Washington Post raportoi e para për kohën në të cilën zoti Biden pritet të njoftojë fillimin e fushatës për një mandate të dytë në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuar. VOA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/04/2023 08:37

    Kete plak te semure me alzhaimer duhet ta mbyllni urgjent ne ato strukturat e posacme se i vuri zjarrin botes idioti , kurse ju e lejoni te rikandidoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë