Presidenti i SHBA, Joe Biden shokoi teleshikuesit gjatë fjalimit të së premtes me mësuesit kur në audiencë ishte një person që e njihte. Me buzëqeshje, Biden tha se po kthehet pas në kohë kur ajo ishte 12 vjeçe, ndërsa ai 30 vjeç.
Biden është bërë viral në rrjete sociale ndërsa konfuziteti është i madh pasi nuk e tregoi cfarë ndodhi në kohën kur vetë ishte 30 vjeç dhe gruaja që i foli thjesht një adoleshente.
“Gjithsesi, kjo grua më ndihmoi jashtëzakonisht shumë”, tha Biden ndërsa shkaktoi të qeshura tek mësuesit dhe anëtarët e sindikatës që ishin të pranishëm.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një sqarim se çfarë donte të thoshte presidenti.
Zakoni historik i Biden për të folur për gratë në publik i dha atij pseudonimin republikan ‘Creepy Joe’, megjithëse ai rrallë ka kryer akte të tilla në publik që nga hera e fundit kur kërkoi falje në 2019 pasi i bëri që të mos ndiheshin mirë nga kontakti fizik i padëshirueshëm.
O gjyshi me alzhaimer ik ne azile se po le nam perdite , hajde besoji ketij kodin e armeve berthamore hahahah
Përgjigju