Joe Biden telefonatë me Zelenskin: Amerika e bashkuar me aleatët kundër pushtimit rus të Ukrainës! Rusia do jetë përgjegjëse

Joe Biden telefonatë me Zelenskin: Amerika e bashkuar me aleatët kundër pushtimit rus të Ukrainës! Rusia do jetë përgjegjëse

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky për pushtimin rus. Të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha Zelensky në një postim në Twitter. Presidenti amerikan shkroi në Tëitter për thirrjen përpara fjalës së tij që do të mbajë në Kapitol në Washington. 

'Sapo fola me Presidentin Zelenskyy për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare – pasi ajo po mbrohet nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues.'- shkruan presidenti Biden në Twitter.

Presidenti i SHBA Joe Biden nga ana tjetër u tha gazetarëve përpara fjalimit të tij: se ai do të sigurojë që aleatët e Amerikës të jenë të bashkuar në përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024