Joe Biden: Të merren masa të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë në SHBA
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të lejojë entet rregullatore të caktojë ndëshkime më të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë, përfshirë kthimin e parave me të cilat ata janë paguar për punën e kryer, si dhe duke lehtësuar procesin që ata të mos jenë më pjesë e kësaj industrie.
Zoti Biden i bëri thirrje Kongresit që t'i japë Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave këto kompetenca pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’ dhe asaj ‘Signature', zhvillime që tronditën industrinë globale bankare.
“Forcimi i llogaridhënies është i rëndësishëm për të parandaluar keqmenaxhimin në të ardhmen”, tha Presidenti Biden nëpërmjet një deklarate. "Kongresi duhet të veprojë për të vendosur dënime më të ashpra për drejtuesit e lartë të bankave, keqmenaxhimi i të cilëve kontribuoi në dështimin e institucioneve që ata drejtonin", shtoi ai.
Aktualisht Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave mund të marrë mbrapsht vetëm pagesat që u janë bërë drejtuesve në bankat më të mëdha në vend.
Kongresi tashmë ka filluar të trajtojë pasojat e falimentit të bankave ne ekonominë e vendit.
Të premten, demokratja më e lartë e Komisionit të Shërbimeve Financiare në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësja Maxine Waters shkruante në një letër drejtuar rregullatorëve, se ndërsa ajo po harton legjislacionin për t'u dhënë rregullatorëve më shumë kompetenca “është thelbësore që agjencitë të veprojnë menjehere për të hetuar arsyet e falimentimit të këtyre bankave si dhe te përdorin mjetet në dispozicion, për t'i mbajtur drejtuesit plotësisht përgjegjës për çdo veprim të gabuar". VOA
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2974
Lajme të tjera
-
Banka e madhe zvicerane Credit Suisse u shpëtua me një mega kredi nga rivalja e saj në treg! Zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe
21 Mars, 08:32
-
SHBA/ Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?
21 Mars, 08:13
-
Panda Gjigande Ya Ya së shpejti kthim në shtëpinë e saj
20 Mars, 17:12
-
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
20 Mars, 08:13
-
Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump "i ngjason një hetimi politik"
19 Mars, 22:59
-
20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak
18 Mars, 15:38
-
Hetuesit përgatisin padi ndaj ish-presidentit të SHBA-ve! Trump: Pres të arrestohem javën e ardhshme, qytetarët të protestojnë
18 Mars, 14:46
-
Uajoming bëhet shteti i parë në SHBA që ndalon pilulat e abortit
18 Mars, 13:53
-
'Jam kthyer', ish-presidenti i SHBA, Donald Trump poston në facebook për herë të parë që nga viti 2021
18 Mars, 08:52
-
Kërcënoi se do të kryente sulm në paradën ku marrin pjesë 30 mijë persona, arrestohet i riu shqiptar në New York! Mbështetës i grupit islamik ‘ISIS’
18 Mars, 08:11
-
Lufta/ Putin vizitë surprizë në Krime! Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare: Ai mund të gjykohet si nazistët dhe Millosheviçi
18 Mars, 07:04
-
Këshilli i Stabilizim-Asocimit në Tiranë, Yuri Kim: Shqipëria po ecën para në rrugën drejt BE, njerëzit dhe Qeveria meritojnë respekt për reformat
17 Mars, 16:53