John Bolton: Nuk kemi kërkuar ndryshimin e regjimit në Iran

John Bolton: Nuk kemi kërkuar ndryshimin e regjimit në Iran

John Bolton

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar sot se nuk kërkon një ndryshim të regjimit në Iran, duke mbrojtur gjithashtu sanksionet e saj dhe politikën e presionit maksimal kundrejt Teheranit.

Këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork ka deklaruar për Iranin se:

Sikurse e kam thënë shumë herë, një ndryshim i regjimit në Iran nuk bën pjesë në politikën e administratës.

Ne kemi vendosur sanksione shumë strikte ndaj Iranit, të tjera do të vijojnë. Ajo që presim nga ana e Iranit, janë ndryshime të thella në aspektin e sjelljes. 

                        John Bolton

Gjithashtu ai e akuzoi Iranin se po destabilizon Lindjen e Mesme.

Deri sa kjo të vijë, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë atë që presidenti e quan një presion maksimal. 

                       John Bolton

Ndërsa nga ana e tij, shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo ka theksuar se Trump do të shprehë një dënim të fortë kundër sjelljes së Teheranit gjatë fjalimit të tij në tribunën e OKB-së që parashikohet nëser në mëngjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani