SHBA - Senatori nga Masaçusets, John Kerry ka dëshmuar para ligjvënsve amerikanë në Senat në kuadër të konfirmimit në detyrën e re si sekretari i ardhshëm i Shetit Amerikan. Ai është emëruar në postin e kryediplomatit të SHBA-s nga presidenti amerikan Barack Obama. Kerry do të zëvendësojë në këtë post Hillary Clinton.

Në seancën ku u vu në dijeni për punën, ai u shoqërua nga sekretarja amerikane e shtetit, Clinton, senatori republikan John MCain dhe senatorja e re e Masaçusets-it Elizabeth Worren.

“Përparësia kryësore e Shteteve të Bashkuara janë sfidat e tanishme, duke përfshirë terrorizmin dhe kërcënimet nga programi bërthamor i Iranit”, tha Kerry gjatë seancës.

John Kerry është i njohur për rreth 30 vjet në Kongres që prej vitit 1985. Ai ishte kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të 2004-s, por humbi përballë George W. Bushit. Gjithashtu Kerry është një veteran i luftës në Vietnam.

(v.gj/l.ç/shqiptarja.com)