Martesa e tij me Vannesa Paradise duket se është drejt përfundimit. Ndërkohë që mediat raportojnë se aktori i njohur Johnny Deep është parë duke u shoqëruar me aktoren dhe stilisten Ashley Olsen. Gjithashtu Deep është fotografuar duke dalë me nxitim nga një ndërtesë zyrash e cila është ngjitur me apartamentin e Olsen. “Ai dukej sikur nuk dëshironte të shihej ”, -është shprehur një burim për revistën In Touch Weekly. Ndërkohë një punonjës i ndërtesës ka shtuar se Johnny Depp po e shfrytëzonte ndërtesën për të shmangur paparacët.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











