Duket se kinemaja dhe filmi nuk janë më të mjaftueshme për Johnny Deep.

Aktori i njohur ka vendosur të jetë edhe botues dhe ka ndërmend të botojë kryesisht ato libra, të cilat nuk pranohen dhe refuzohen nga shtëpitë tjera botuese.

Deep do të bashkëpunojë me shtëpinë e re botuese “HaperCollins e cila do të ndajë emrin së bashku me “Infinitum Nih”, shtëpinë kinematografike të themeluar nga vetë aktori.

Ai ka premtuar se kjo shtëpi botuese do të kërkojë ide dhe zëra të rinj që të jenë vizionar dhe të veçantë.

Sa i përket projekteve kinematografike Johnny Deep pritet të kthehet në shesh xhirimin e serisë së pestë të filmit “Piratët e Karaibeve”.

(xh.k/shqiptarja.com)