Johnny Depp blen një shtëpi në Angli

Johnny Depp blen një shtëpi në Angli
Ndërsa u përfol për divorcin mes tij dhe gruas Vanesa Paradis, duket se Johnny Depp ka vendosur të jetojë më vete, duke blerë një shtëpi në Angli, ku edhe mendon të kalojë pushimet. Mediat britanike shkruajnë se Depp ka kaluar në pronësi një vilë të madhe në afërsi të Norfolk, ku mund të jetojë i qetë. Megjithëse problemet në çift duket se nuk janë qetësuar ende dhe ata nuk kanë vendosur përfundimisht për ndarjen e tyre, të paktën duke jetuar të ndarë mund të qartësohen për hapin që mund të hedhin. Vanessa dhe Johnny kanë dy fëmijë, djalin Jack dhe vajzën Lily Rose, të cilët mudn të zgjedhin të jetojnë me babain e tyre në Angli.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt