U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, Rovena Gashi humb betejën e fundit për tu kthyer në Prokurorinë e Përgjithshme! KPA ia rrëzon të 5 kërkesat

U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, Rovena Gashi humb betejën e fundit për tu kthyer në Prokurorinë e Përgjithshme! KPA ia rrëzon të 5 kërkesat

Rovena Gashi

Tirane- Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e Rovena Gashit për të rishikuar vendimin e formës së prerë të marrë 4 vite më parë po nga ky kolegj që e shkarkonte nga detyra e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendimi u mor më 6 dhjetor 2023 në dhomën e këshillimit nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

Rovena Gashi paraqiti 5 kërkesa në KPA për rishikim e vendimit nr.12, datë 29.05.2019.

Në nëntor 2023  trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të 5 kërkesave të paraqitura dhe caktoi 6 dhjetorin si datë për shqyrtimin në dhomë këshillimi duke rrëzuar përpjekjen e saj të fundit për tu rikthyer në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo është kërkesa e parë që KPA shqyrton dhe vendos mospranimin pas një seri kërkesash që janë regjistruar pas shpalljes së disa vendimeve të Strasburgut

Më 29 maj 2019 Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK që shkarkonte nga detyra prokuroren Gashi pasi nga analiza u vlerësua se kishte në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht; dhe se deklarimi për këto pasuri ishte kryer në mënyrë të pasaktë dhe të paplotë.

Betejat e humbura

Rovena Gashi ndër vite ka këmbëngulur në betejën gjyqësore duke kërkuar rikthimin e saj në prokurorinë e përgjithshme por deri tani të gjitha betejat I ka humbur

E fundit është ajo në gjytatën e Strasburgut.

Në 4 prill të 2023 Gjykata e Strasburgut gjykoi ‘çështjen Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë” për pezullimin nga detyra me vendim të kryeprokurores së asaj kohë, Arta Marku. Strasburgu vendosi  me shumicë votash të rrëzojë kërkesat e Gashit, dhe të pranojë pjesërisht kërkesën e ish-kryeprokurorit të Elbasanit Dritan Gina sipas të cilit shteti shqiptar duhej të dëmshpërblente Ginën atë në formë monetare brenda 3 muajve një shumë prej 7500 eurosh.

Ndërkohë në tetor 2021 Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish prokurores Gashi, për të hedhur poshtë procesin ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi në mënyrë përfundimtare nga detyra në 29 maj të vitit 2019.

Rovena Gashi e nisi karrierën në Prokurori në vitin 2004. Punoi si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme të cilën e mbajti deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.  Procedimi penal u mbyll pa rezultate, por në 2019 Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë.

Ndërsa më 12 dhjetor 2022 KPA do të shqyrtohet në dhomë këshillimi ankimimin e Dritan Ginës kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021 që e shkarkonte edhe atë nga detyra.

Vendimi I KPA datë 6 dhjetor 2023

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, unanimisht për kërkesat me nr. "i", "ii", "iii" dhe "v" dhe me shumicë votash vetëm për kërkesën nr. "iv", vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkueses Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, te regjistruara si më poshtë:

(i) (JR) nr.10-20/2018, datë 07.04.2021;

(ii) (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (iii) (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (iv) (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; (v) nr. prot. 204/232, datë 27.10.2023.

U shpall në Tiranë, më datë 06.12.2023.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Kandidon përballë dy shqiptarëve/ Kush është deputetja e VMRO DPMNE-së që kërkon postin e presidentit në Maqedoninë e Veriut?

Kandidon përballë dy shqiptarëve/ Kush është deputetja e VMRO DPMNE-së që kërkon postin e presidentit në Maqedoninë e Veriut?