Johnson: Nuk do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Johnson: Nuk do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Boris Johnson

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të (presidentit rus, Vladimir Putin)”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.

Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”.

“Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, dy ekspertë për luftën kundër dezinformimit dhe reformën e mbrojtjes, do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend.

Britania do të sigurojë, po ashtu, fonde për rritjen e sigurisë kibernetike atje.

“Bosnje dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës dhe liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto plane mbështeten nga Moska”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike./REL

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putin: 30/06/2022 13:14

    Ky debili te shikoje halen e vet se jeta maskarenj e kane copetuar Ballkanin keshtu nje shekull me pare dhe keta jane regjizoret e qindra luftrave ne bote , kurse tani qe po u ngec sharra me Rusin po bejne te mirin duke kerkuar te zgjerohen sa me shume por si po shkojne gjerat koha e tyre eshte drejt fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja