Johnson: Rreth 90% e pacientëve britanikë në kujdesin intensiv, pa doza përforcuese anti-COVID

Johnson: Rreth 90% e pacientëve britanikë në kujdesin intensiv, pa doza përforcuese anti-COVID

Kryeministri britanik, Boris Johnson

Rreth 90 për qind e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në kujdes intensiv, nuk kanë pasur doza përforcuese të vaksinës, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, teksa mbroji vendimin e tij që të mos shtrëngojë masat kundër pandemisë në Angli.

Duke folur nga një qendër vaksinimi, Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, duke thënë se “shumica” e rasteve aktuale në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese.

“Kam biseduar me mjekët që thonë se rreth 90 për qind e personave në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese”, tha Johnson.

Ai paralajmëroi se ata që nuk janë vaksinuar “kanë tetë herë më shumë gjasa që të hospitalizohen”.

Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga varianti i ri Omicron dhe Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar numër rekord të rasteve më 28 dhjetor.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 148,021 viktima, që është numri më i lartë i regjistruar nga ndonjë shtet në Evropë.

Mbi 32.5 milionë qytetarë kanë marrë doza përforcuese, tha kryeministri Johnson./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja