Mungonte prej shumë vitesh, por tani është thuajse gati. Sportistët shkodranë, të cilët janë dalluar shpesh në atletikë, do të kenë tashmë një palestë të re për të ushtruar forcën, por edhe dhoma zhveshjeje.
Investimi i bashkisë vjen pas kërkesës së atletëve për të patur një palestër të denjë pas 31 vitesh, ndërsa qëllimi është pasja e kushteve sa më të mira për stërvitjen dhe përgatitjen e tyre. Për t’u theksuar që kjo palestër është pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Shkodra ka nxjerrë gjithmonë sportistë të dalluar në atletikë, të cilët edhe sot përfaqësojnë vendin në arena ndërkombëtare si Franko Burraj, Izmir Smajlaj, Oltion Luli, Rasim Kraja, Angjelina Gurakuqi, Feti Dizdari, Niko Laro, Gëzim Mema, Marije Rranxi, Hysni Bebeziqi, Erisa Rrasa.










Komente
Komento