Joleza Koka: Femrat NUK duhet
të punojnë 'kur janë me ato'

Joleza Koka: Femrat NUK duhet<br />të punojnë 'kur janë me ato'
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ka ngritur një problem në faqen e saj në Facebook, që prek të gjitha femrat. Bazuar në një artikull të The Guardian, Koka shprehu mendimin se femrat kanë nevojë për të gjithë pushimin e nevojshëm gjatë ditëve të menstruacioneve, për shëndetin dhe qetësinë e tyre, por edhe për efiçencë në punë.

“Ja një ide njerëzore, që do rriste efiçencën në punë, do respektonte ciklin biologjik dhe kreativitetin e stafit. E s'do dëgjonim më fjali si 'mos i fol sot asaj se është më ato', kur në fakt shumica e vajzave ndjejnë vërtetë dhimbje por janë të mësuara të mos bëjnë zë e të përpiqen të punojnë normalisht,” shkroi kryetarja e FRESS-it mbi artikullin e publikuar.

Duke qenë se ne jemi në të njëjtin mendim me Jolezën, po ju shpjegojmë më poshtë shkurtimisht artikullin e The Guardian.

Një kompani në Bristol, Angli, po planifikon një ‘rregullore për periodat’, si një mënyrë për t’i lejuar femrat të marrin të gjithë kohën që u duhet gjatë ciklit pa u stigmatizuar nga kolegët. Një lëvizje e tillë sipas kompanisë do ta bëjë vendin e punës më efiçent dhe frymëzues.

Drejtori i kompanisë Coexist tha se në këtë mënyrë do të sinkronizohet puna me ciklin natyral të trupit. “Unë kam menaxhuar shumë femra në staf përgjatë viteve dhe kam parë gra që mblidhen nga dhimbja që u shkaktojnë menstruacionet. Dhe kjo nuk është e drejtë. Nëse dikush ndjen dhimbje të çfarëdolloji, duhet të shkojë në shtëpi”.

“Femrat nuk mund të punojnë gjatë ciklit. Për to është si një gjendje dimri, kanë nevojë të qëndrojnë ngrohtë dhe të ushqejnë trupat e tyre. “Për një kohë shumë të gjatë periodat janë konsideruar tabu, femrat në staf thonë se u vjen turp të pranojnë që ndjejnë dhimbje. Duhet ta largojmë këtë turp dhe të zëvendësojmë negativitetin me pozitivitetin”.
joleza koka
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot