TIRANE - Joleza Koka, kryetarja aktuale e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, ka bërë një tjetër deklaratë që ka sjellë sërish reagime të shumta në rrjetet sociale, njëjtë siç ndodhi kur tha se ishte zgjuar në shtëpinë e një shoqeje që kishte komshi Saimir Tahirin...
Në një status në rrjetin social Facebook, Koka shkruan për takimin me eurosocialistët e rinj që u bë në Tiranë. Njoftimi është bërë para mbledhjes së këtij takimi, e ndaj ajo njofton se në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen të rinj nga të gjitha vendet e botës, por edhe nga vende fqinje me Shqipërinë që sipas Joleza Kokës, një shtet fqinj i joni është edhe Franca!
“Gjatë fundjavës do të jenë prezent ne Tiranë, 240 drejtues të forumeve rinore të majta nga të gjitha kontinentet. Do të kemi të rinj nga shtetet fqinje si Italia, Serbia, Franca, por edhe nga vende si Burkina Faso, Hondurasi, Xhamajka, Palestina, Ukraina e Zimbabve”, shkruan Joleza Koka në Facebook.
Të gjithë themi se vallet kërcehen e këngët këndohen. Por në fakt për Joleza Kokën është e kundërta: Ajo thotë se kërcehen këngët.
Pas takimit të të rinjve socialistë që u mbajt në Tiranë, ka vazhduar festa.
"Të rinjtë nga e gjithë bota duke kërcyer këngë tradicionale shqiptare. Mendje hapur, zemër mirë", - shkruan Koka.

Më herët, një tjetër deklaratë goditëse e kryetares së FRESSH ishte dhe shprehja se "kryeministrin Rama e ka homolog!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Franca shtet fqinj me Shqipërinë">