Jolie dhe Pitt presin binjakët, në vjeshtë para altarit

Jolie dhe Pitt presin binjakët, në vjeshtë para altarit
Çifti i famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë duke pritur binjakë dhe do të martohen para se të vijnë ata në jetë, shkruan revista amerikane "OK!"
“Angie po pret binjakë, djem këtë vjeshtë, kështu që nuk kanë shumë kohë. Ata të dy kanë vendosur që duan të mirëpresin binjakët si burrë e grua, që do të thotë se dasma do të ndodhë së shpejti”, tha një burim për revistën amerikane "OK".
Aktorja nuk e ka konfirmuar lajmin e lumtur, por burimi thotë se për shtatzaninë e saj dinë pak njerëz.
Por të gjitha këto pohime mbetën të shihet nëse do të dalin të vërteta, pasi ditë më parë mediat amerikane kishin raportuar se Angelina ishte fjalosur me Bradin, pasi që ky u kishte thënë fëmijëve se dikur e kishte dashuruar shumë aktoren amerikane, Jennifer Aniston, gjë që e kishte zemëruar shumë Joline.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë