Aktorja me famë botërore Angelina Jolie ka qenë e ftuara speciale në samitin e vendeve të grupit G8, të drejtuar nga ministri i jashtëm britanik William Hague.
Në këtë samit po trajtohen tema të rëndësishme të aktualitetit, si zhvillimet nga gadishulli korean dhe konflikti i armatosur sirian, të cilit nuk po i vjen fundi.

Aktorja bukuroshe është e fokusuar te ndihma e popujve të varfër dhe tëk refugjatët që po arratisen nga vendet ku dominojnë konfliktet luftarake.
Ajo gjithashtu është e dërguara e posaçme e OKB-së për çështjet në fjalë dhe disa herë ka bërë donacione për popullsitë në nevojë, kryesisht në Afrikë dhe Azi.

Përveçse një grua me zemër të madhe, Angelina ka treguar se është nje femër plot klas dhe sharm.

E veshur me të zeza dhe një palë këpucë në ngjyrë kafe, ndërsa flokët i mbante të kapura, Jolie është dukur mjaft elegante.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com