Një mama e përkushtuar dhe plot vullnet si Angelina Jolie gjen kohë për gjithçka.

Pas mbërritjes me gjashtë fëmijët e saj në Australi, Jolie është shfaqur duke vizituar akuariumin e Sydney gjatë fundjavës me pesë nga fëmijët e saj, pasi djalin më të madh nuk e kishte marë me vete.

angelina jolie

Ndërkohë që partneri i saj Brad këto ditë nuk ndodhet pranë tyre për shkak të angazhimeve profesionale në Londër.

Fëmijët e aktores dukeshin mjaft të lumtur ndërkohë që mbanin në duar nga një peshk lodër Nemo.

angelina jolie

Gjithashtu dhe Jolie dukej mjaft e qetë dhe e relaksuar teksa shëtiste me vogëlushët e saj.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)