Aktorja e famshme Angelina Jolie është fotografuar ditën e djeshme në Ruanda dhe ajo që ka bërë përshtypje ka qenë unaza prej ari në gishtin e saj.

Çifti i famshëm i Hollywood-it Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë përfolur së shumti për martesën e tyre, e cila do të jetë fare private dhe pa praninë e mediave.

jolie

Për këtë arsye të gjithë kanë menduar se ata kanë bërë një martesë sekrete, kur panë në gishtin e Jolie një unazë martese në vend të asaj me gurë diamanti që mban zakonisht.

jolie
(Unaza prej ari që dyshohet të jetë e martesës)

Por spekulimeve të mediave Jolie i është përgjigjur duke thënë se ajo dhe Pitt akoma nuk e kanë bërë martesën e tyre.

jolie
(Unaza me gurë diamanti e Jolie)

Gjatë udhëtimit të saj ajo u shfaq e veshur me të zeza mjaft praktike dhe një palë syze të errëta.

Jolie ka qenë e pranishme në Afrikë për disa ditë duke u marë me projektet e saj të bamirësisë.

(b.t/shqiptarja.com)