Jon Huntsman emërohet si
ambasador i SHBA në Moskë

Jon Huntsman emërohet si<br />ambasador i SHBA në Moskë
Ish-guvernatori i shtetit të Utah, Jon Huntsman u emërua të enjten si ambasadori i SHBA në Moskë nga Senati i SHBA-së

Komiteti Amerikan i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të martën miratoi Jon Huntsman Jr si ambasador i SHBA në Moskë më 26 shtator.

Gjatë seancave të nominimit të tij, të mbajtur më 19 shtator, Huntsman tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të bashkëveprojnë me Rusinë në zgjidhjen e një sërë çështjesh globale.

Ai tha gjithashtu se ai ishte i vendosur për të diskutuar me autoritetet ruse çështjet e anti-terrorizmit, kontrollit të armëve dhe mospërhapjes, si dhe zgjidhjen politike të konfliktit sirian dhe krizës ukrainase.

Huntsman, 57 vjeç, ka shërbuer si guvernator i shtetit amerikan të Utah-s midis 2005 dhe 2009. Ai flet gjuhën kineze dhe është baba i shtatë fëmijëve. Politikani u bë ambasadori më i ri në historinë e SHBA, kur në vitin 1992 u caktua ambasadori i SHBA në Singapor në moshën 32 vjeçare.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama e emëroi ambasadorin e vendit në Kinë në vitin 2009 dhe ai shërbeu në atë post deri më 2011. Revista financiare Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 2016 në 1 miliardë dollarë.

Huntsmann do të zëvendësojë John Tefft, i cili u emërua në këtë post në korrik 2014.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore