Në konferencën për mediat ku po komentonte procesin e prokurimeve publike, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë edhe për rastin e kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Ky i fundit u mor nën hetim nga SPAK për dyshime për të barazisë në tenderë, por pas hetimeve Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama tha se u hodh baltë ndaj personit transformoi Prokurimet Publike.

“Për ata që nuk e kapën, apo që nuk duan ta konsiderojnë. Shqipëria është e para në rajon, në prokurimet publike. Shqipëria siç e parë edhe nga pasqyra e vendeve të BE, nuk është një vend ku prokurimet publike zhvillohen në përsosmëri. Kemi ende një sërë problemesh për të adresuar, por çfarë tregojnë këto rezultate dhe ajo pasqyrë që e vendos jo nga ne, është se lufta kundër korrupsionit nuk zhvillohet vetëm në frontin e ri të krijuar me vullnetin e kësaj shumice, që është fornti i drejtësisë, por është një luftë që zhvillohet me reforma modernizuese në bazë të asaj filozofie që e kam bërë të qartë, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit, sistemi i prokurimit publik që kemi ngrit pas viti, është gjithmonë e më pak i korruptueshëm. Ankesat e operatorëve nuk i merr autoriteti që shpall tenderin, por nga agjencia e prokurimit publik. Janë dy autoritete dhe duke ardhur te komisioni më lejoni të sjell në vëmendje faktin se njeriu që transformoi prokurimin publik u bë target i baltës, pasi për arsye siç ndodh me një shtet me drejtësi të pavarur, u mor nën hetim, si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi. Por, balta që iu hodh iu hodh për të shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkese ndjese nga askush lidhur me atë që i bënë atij njeriu. Në këtë proces, ne kemi bërë transformimin epokal”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Prokurimet publike/ Rama: Jemi lider në rajon, Jonaid Myzyri u bë target balte, por hetimet e nxorën pa faj! Diella s’po fle, së shpejti prokurime me AI