TIRANE- Drejtori për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Në orën 13: 30 ai është pritur nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ambientet e ministrisë së Jashtme. 

Më pas në orëm 14: 30 është parashikuar takimi i Moore me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë nuk përjashtohet mundësia e bisedave me kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta, kreun e PD Basha etj.

Gjatë takimeve Moore do të shoqërohet edhe nga ambasadori i SHBA-së

Kjo është vizita e parë e zyrtarit të DASH-it në Tiranë pas ardhjes në pushtet të qeverisë “Rama” dhe pason vizitën e tij të fundit atë të 28 majit në Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)