Jonida Maliqi në finalen e 'Eurosong', Eleni Foureira bën gjestin emocionues ndaj saj (FOTO)

Jonida Maliqi në finalen e 'Eurosong', Eleni Foureira bën gjestin emocionues ndaj saj (FOTO)

Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurovision-it” që u mbajt në Tel Aviv, në Izrael. Jonida Maliqi shkëlqeu me performancën e saj, duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron vitin e kaluar në Eurovision,  u rikthye sërish në skenën e madhe si e ftuar speciale. 

Eleni bëri gjestin e bukur për këngëtaren shqiptare.  Jonida ishte e vetmja që ajo publikoi në Instastory për t’a mbështetur në këtë festival dhe krahas fotos së Jonidës, Eleni shkroi emrin e Shqipërisë, duke i bashkëngjitur një zemër të kuqe dhe një flamur shqiptar.

Kujtojmë se Eleni, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa ishin tre shqiptarë që ngritën peshë zemrat e publikut vitin e shkuar në Eurosong. Ata bënë së bashku simbolin e shqiponjës dhe mbi figurën e Elenit pati reagime të ashpra nga pala greke pas atij postimi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg