Në Pallatin e Kongreseve, mbrëmjen e sotme po zhvillohet nata e dytë e Fest 63

Janë 30 artistë në total që do të ngjiten në skenën e Fest 63, ku 15 prej tyre, kanë përformuar natën e parë, ndërsa 15 artistë të tjerë, do të ngjiten në skenë këtë mbrëmje. 

Moderatorët e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës janë Ornela Bregu dhe Enkel Demi. Nata e dytë do sjellë në skenën e Fest 63 këngëtarin Aleksandër Gjoka dhe balerinën Klaudia Pepa, si të ftuar special.

15 artistët që do performojnë në natën e dytë të Fest 63:
5. Epos 
7. Gjergj Kaçinari
10. Laorjan Ejlli & Adelina Correj 
11. Mal 
12. Rea Nuhu 
14. Stine 

Do të jetë një juria e përbërë nga 7 anëtarë, ajo që do të vlerësojë 30 konkurrentët në garë në skenën magjike të Fest 63.

Pas performancave në dy netët e Fest 63, ata do të përzgjedhin këngëtarët që do të shkojnë në natën finale të Festivalit.

Juria e festivalit:
-Kryetare e jurisë Zana Çela
-Alma Bektashi
-Ylljet Aliçka
-Merita Rexha Tërshana
-Florent Boshnjaku
-Jonida Maliqi
-Ramona Tullumani