AMAN, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ - Një skuadrilje me avionë F-16 të Emirateve të Bashkuara Arabe do të dislokohet në Jordani për të demonstruar mbështetjen e mbretërisë ndaj iniciativave ushtarake të Amanit për operacionin e tij në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, deklaroi sot një zyrtar i lartë emiratas.
Emiratet e Bashkuara Arabe kishin ndërprerë dhjetorin e kaluar sulmet kundër ISIS-it, menjëherë pas marrjes peng të një piloti jordanez.
Vrasja e këtij piloti nga ISIS-i alarmoi Jordaninë, që ka premtuar se do të hakmerret ndaj organizatës famëkeqe xhihadiste./ a.jor.









