AMAN- Mbreti Abdullah II i Jordanisë i kërkoi sot Izraelit të ndërpresë dhunën e vazhdueshme në Jerusalem, me rastin e një takimi me sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry, i cili gjithashtu kritikoi përshkallëzimin e tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Në përfundim të takimit në Aman, Mbreti Abdullah pohoi se Jordania do të vazhdojë marrëveshjet dhe konsultimet me palët e ndryshme në kuadrin e përpjekjeve që ajo ka hapur për të rifilluar negociatat e paqes mbi statusin përfundimtar të territoreve palestineze, sipas një komunikate të pallatit mbretëror.
"Por kjo kërkon një veprim të vërtetë dhe të sinqertë në këtë aspekt nga ana e Izraelit, theksoi ai, duke i kërkuar kryesisht izraelitëve të heqin dorë nga marrja e masave të njëanshme, dhunën e vazhduar në vendet e shenjta të qytetit të Jeruzalemit, në veçanti ato që prekin Sheshin e Xhamive dhe xhaminë Al Aqsa, që Jordania, si mbrojtëse e këtyre vendeve të shenjta, i kundërshton fuqishëm", vazhdohet në këtë komunikatë.
Mbreti i Jordanisë rikonfirmoi se e vetmja mënyrë për të arritur paqen e shpresuar është ngritja e një shteti palestinez të pavarur në kufijtë e qershorit 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet./ATSH/
/Shqiptarja.com