Zyrtarët e sigurisë në Jordani thanë se një polic vendës ka vrarë sot dy trajnerë amerikanë dhe një jugafrikan, para se ta vriste veten në kompleksin e policisë në periferinë lindore të kryeqytetit, Aman.
Autoritetet thanë se dy amerikanë të tjerë ishin plagosur. Raportohet se personat e vrarë ishin kontraktues të angazhuar për stërvitjen e policisë së Jordanisë.
Agjencitë e sigurisë së Jordanisë i kanë filluar hetimet lidhur me këto të shtëna. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jordani nuk ka dhënë komente të menjëhershme.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)








